Fundjavë e dhunshme në SHBA: Të shtënat masive, dy të vdekur e të paktën 30 të plagosur

Amerika

Fundjavë e dhunshme në SHBA: Të shtënat masive, dy të vdekur e të paktën 30 të plagosur

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Dy njerëz u vranë dhe të paktën 30 të tjerë u plagosën në të shtënat masive të fundjavës të raportuara në tri shtete amerikane, duke nxitur tashmë frikën se një rritje e dhunës me armë mund të vazhdojë edhe gjatë verës.

Sipas mediave të huaja, qytetet e Savannah, Georgia, Chicago dhe Austin, Texas janë të fundit që ishin viktima të të shtënave masive të premten vonë dhe të shtunën herët, ka thënë policia.

Sulmet vijnë mes një lehtësimi të kufizimeve të pandemisë COVID-19 në pjesën më të madhe të vendit, përfshirë Chicago, i cili hoqi shumë nga masat të premten.

Shumë shpresuan që një rritje në vrasjet në SHBA vitin e kaluar ishte një devijim i shkaktuar ndoshta nga stresi i lidhur me pandeminë mes një rritje të pronësisë së armëve dhe debatit mbi policinë.

Por ato norma janë akoma më të larta se sa ishin në kohërat para-pandemike, përfshirë qytetet që nuk pranuan të shkurtonin shpenzimet e policisë pas vdekjes së George Floyd dhe atyre që bënë shkurtime.

Siç vënë në pah mediat, krimi i dhunshëm zakonisht rritet në muajt e verës. Mbrëmjet e fundjavës dhe orët e para të mëngjesit gjithashtu janë periudha të zakonshme për të shtënat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat