Disa të vdekur nga rrëshqitja e tokës në Meksikë

Amerika

Disa të vdekur nga rrëshqitja e tokës në Meksikë

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 06:35
Foto

Të paktën 5 persona prej të cilëve tre fëmijë e kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së tokës të shkaktuar nga shirat e dendur në shtetin Chiapas në jug të Meksikës.

Në pjesën rurale të kryeqytetit të Chiapas, Tuxtla Gutierrez, shirat e dendur shkaktuan rrëshqitje të tokës.

Si pasojë kanë humbur jetën 3 fëmijë dhe një grua.

Gjithashtu trupi i një turisteje nga Portugalia u gjet disa kilometra larg prej ku mendohet se ajo ka rëne në ujëvarën Agua Azul.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat