U nda makina në dysh pasi 17-vjeçari tentoi të “fluturojë”, 4 adoleshentë të vdekur

Amerika

U nda makina në dysh pasi 17-vjeçari tentoi të “fluturojë”, 4 adoleshentë të vdekur

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 10:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident tragjik ka ndodhur në SHBA, ku si pasojë kanë humbur jetën 4 persona.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se një 17-vjeçar tentoi të “fluturonte” mbi një kodër në Hickory Hills në Illinois të SHBA. Makina e tij përfundoi duke u përplasur me një makinë dhe u nda më dysh, e si pasojë 4 adoleshentët që e shoqëronin humbën jetën.

Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e së shtunës, ndërkohë në një deklaratë për mediat vendase, policia lokale tha se adoleshenti akuzohet për vrasje nga pakujdesia.

Automjeti, një Mercedes SUV 2008, po udhëtonte në rrugën e 89-të, me një shpejtësi ekstremisht të lartë, në atë që ne besojmë se ishte një tentative për të fluturuar mbi majën e kodrës së 86th Avenue”, tha policia në deklaratë.

Nga aksidenti humbën jetën  Omarion Rieves dhe Nathaniel Phillips, të dy 17 vjeç,  Destiny M Giera, 16 vjeç dhe Jemerrio X Rieves, 15 vjeç.

Brenda në automjet ndodheshin 6 persona, 2 prej të cilëve, shoferi dhe një tjetër u larguan nga spitali pasi morën mjekim.

Sakaq policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat