“Hodha gruan nga avioni!”, mjeku i njohur bën pohim shokues, zbulon arsyen e pabesueshme

Amerika

“Hodha gruan nga avioni!”, mjeku i njohur bën pohim shokues, zbulon arsyen e pabesueshme

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 16:45
Robert Bierenbaum

Një ish-kirurg plastik i Manhatanit, i dënuar për vrasjen e gruas së tij të zhdukur, ka pranuar se e ka hedhur trupin e saj nga një aeroplan privat në Oqeanin Atlantik. Ngjarja ndodhi më 1985 dhe ai e pranoi krimin më shumë se tre dekada më vonë.

Dr. Robert Bierenbaum, një pilot i trajnuar që vuan dënimin nga 20 vjet deri në burgim të përjetshëm, pranoi krimin në një seancë lirimi me kusht për herë të parë që kur gruaja e tij, Gail Katz, 29 vjeç, u zhduk në 1985.

"Atë ditë hapa derën dhe e nxora trupin e saj nga aeroplani duke e hedhur mbi oqean", – tha Bierenbaum para komisionit për shqyrtimin e kërkesës së lirimit me kusht, sipas një transkriptimi të marrë orët e fundit dhe publikuar nga rrjeti amerikan ABC.

Bierenbaum i tha komisionit se ai e mbyti gruan në një sulm tërbimi, sepse ishte "i papjekur" dhe "nuk e kuptonte se si të menaxhonte zemërimin e tij".

"Doja që ajo të ndalonte së bërtituri mbi mua, dhe e sulmova duke e flakur nga avioni," tha ai.

Megjithëse trupi i Katz nuk është gjetur kurrë, Bierenbaum u shpall fajtor për vrasjen e saj në vitin 2000.

Prokurorët ishin në gjendje të siguronin dënimin bazuar vetëm në prova rrethanore, duke paraqitur një teori të asaj që ndodhi me Katz-in, që tani doli se ishte identike me rrëfimin e mjekut.

Një nga prokurorët, Dan Bibb, tha se ishte i shtangur që kirurgu plastik e pranoi atë që kishte bërë. "Mendoja se ajo ditë nuk do të vinte kurrë, nuk besoja se ai do të merrte përgjegjësinë për vrasjen e gruas së tij.”

Bierenbaum iu mohua liria me kusht. Seanca e tij e radhës para bordit është caktuar për në Nëntor 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat