Kapet “bossi” i drogës në Kolombi

Amerika

Kapet “bossi” i drogës në Kolombi

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 08:11
Dairo Antonio Usuga, i njohur si Otoniel

Është kapur trafikanti më i kërkuar i drogës në Kolumbi dhe kreu i bandës më të madhe kriminale në vend.

Dairo Antonio Usuga, i njohur si Otoniel, u kap pas një operacioni të përbashkët nga ushtria, forcat ajrore dhe policia të shtunën.

Qeveria kishte ofruar një shpërblim prej 800 mijë dollarësh (582 mijë £) për informacion rreth vendndodhjes së tij, ndërsa ShBA vendosi një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kokën e tij.

Presidenti Iván Duque përshëndeti kapjen e Otoniel në një video mesazh televiziv, raporton BBC.

“Kjo është goditja më e madhe ndaj trafikimit të drogës në vendin tonë këtë shekull”, tha ai. “Kjo goditje është e krahasueshme vetëm me rënien e Pablo Escobar në vitet 1990.”

Otoniel u kap në shtëpinë e tij rurale në provincën Antioquia në Kolumbinë Veri-Perëndimore, afër kufirit me Panamanë. Ndërsa detajet e operacionit ende nuk janë publikuar, presidenti tha se një oficer policie u vra gjatë këtij operacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat