​Biden synon edhe një mandat në vitin 2024

Amerika

​Biden synon edhe një mandat në vitin 2024

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 00:00
Joe Biden

Presidenti i SHBA-së Joe Biden synon të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2024.

Kështu tha sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

“Po, ky është qëllimi i tij”, iu përgjigj Psaki pyetjes së mediave, raporton Reuters.

Rejtingu i Biden (79) ka rënë në muajt e fundit, kjo është arsyeja pse disa demokratë kanë sugjeruar që ai të mos kandidojë për një mandat të ri, sipas agjencisë britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat