Lirohet pas 43 vjet burg të pafajshëm

Amerika

Lirohet pas 43 vjet burg të pafajshëm

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 00:07
Kevin Strickland

Një afrikano-amerikan rreth të gjashtëdhjetave u shpall i pafajshëm dhe u lirua sot me një vendim gjykate në Misuri, pasi kaloi 43 vjet burg për shkak të një gabimi gjyqësor.

Në vitin 1979, Kevin Strickland (62), u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e trefishtë që ai e mohoi.

“Asnjë provë materiale nuk e lidhte atë me krimin dhe ai u dënua vetëm në bazë të dëshmisë” së një dëshmitareje të mbijetuar e cila më vonë tërhoqi dëshminë e saj, vuri në dukje gjykatësi James Welsh në vendim.

Përveç kësaj, dy nga katër autorët e sulmit të përgjakshëm konfirmuan se ai ishte i pafajshëm, theksoi gjyqtari.

“Besimi në gjykatë në rastin e dënimit të Strickland është minuar plotësisht,” tha ai, duke urdhëruar “lirimin e menjëhershëm të të burgosurit”.

Prokurori i Përgjithshëm i Qarkut Jackson, i cili kërkoi që vendimi të anulohej, e mirëpriti vendimin.

“Ky njeri që vuajti aq shumë nga një dështim i pafat i drejtësisë, më në fund ka marrë korrigjim ligjor”, tha Jean Peters Baker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat