Sekuestrohet në Kolumbi kokainë që kap vlerën e 300 milionë dollarëve, 10 tonelata drogë fshihej në dy laboratorë

Amerika

Sekuestrohet në Kolumbi kokainë që kap vlerën e 300 milionë dollarëve, 10 tonelata drogë fshihej në dy laboratorë

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 08:27
Ilustrim

Autoritetet kolumbiane kanë njoftuar se kanë sekuestruar 10 tonelata me kokainë nga dy laboratorë të fshehtë në jugperëndim të vendit, që sipas ushtrisë i përkisnin guerilëve ELN.

Kjo është sasia më e madhe e sekuestruar e kokainës gjatë këtij viti, bëri të ditur gjatë një konference për media ministri i Mbrojtjes, Diego Molano.

Droga gjendej në dy laboratorë të Ushtrisë Nacionale Çlirimtare (ELN) në fshatin Narino që gjendet përgjatë vijës kufitare me Ekuadorin.

Lënda narkotike u sekuestrua gjatë një operacioni të përbashkët mes policisë dhe ushtrisë kolumbiane.

“Dhjetë tonelata nënkupton mbi 300 milionë dollarë që ka mundur t’i fitojë ELN, grup ky që kontrollonte dy laboratorë”, shtoi Molano.

E pas më shumë se gjysmë shekulli luftë kundër shitjes së drogës dhe përkrahjes së madhe në këtë kauzë nga Shtetet e Bashkuara, Kolumbia është akoma prodhuesi më i madh në botë i kokainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat