Aktori Leonardo DiCaprio sërish “kundër” Edi Ramës

Amerika

Aktori Leonardo DiCaprio sërish “kundër” Edi Ramës

Nga: Beqir SINA – New York Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 19:52
Edi Rama dhe Leonardo DiCaprio

Aktori i Hollivudit, Leonardo DiCaprio, për herë të dytë, pas lumit Vjosa në jug të Shqipërisë, ka bërë thirrje për mbështetje për t'i kërkuar qeverisë shqiptare që të mbrojë tashmë veriun e Shqipërisë, lumin Drini i Zi (Dibër) nga kërcënimi i hidrocentraleve (HEC).

Në postimin e tij në Twitter javën e kaluar, DiCaprio tërhoqi vëmendjen për gjendjen e vështirë të lumit Dini i zi, një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë, i cili aktualisht është nën kërcënim,e nje Dige te madhe ne Skavice(Diber), ka thene DiCaprio simbas rrjeteve sociale ne FB.

Aktori me famë botërore Leonardo DiCaprio, aktivist ndërkombëtar, gjithon simbas rrjeteve sociale FB, ka reaguar sërish për mbrojtjen e lumit Vjosa, duke kërkuar nga qytetarët shqiptarë dhe nga mbarë bota të nënshkruajnë një peticion për ta bërë luginën e Drinit të Zi në Dibër një park ndërkombëtar.

Dhe kete ai e ka kërkuar në një postim në Instagram nga ndjekësit e tij, shkruajn komentues ne FB, " që ‘Drini i Zi’ të jetë Park Kombëtar, në mënyrë që zona të mbrohet nga digat dhe një kërcënim i r ecologjiki"

Ai thotë se përveç mbrojtjes së lumit, turizmi do të rritet duke tërhequr rreth një milion vizitorë çdo vit ne keto zona.

Në fund të postimit, aktori fton të gjithë, personalitete nga e gjithë bota, të firmosin peticionin për anulimin e ndërtimit të Skavicës dhe shpalljen e Parkut Kombëtar të Luginës së Drinit të Zi:

"Evropë, ne kemi mundësinë të mbrojmë përgjithmonë lumin e egër të fundit Vjosa (Shqipëria e Jugut) dhe lumin Drini i Zi - (Shqipëria e Veriut)"

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat