Të shtëna gjatë festës së Krishtlindjes në Brazil, 5 të vdekur

Amerika

Të shtëna gjatë festës së Krishtlindjes në Brazil, 5 të vdekur

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 00:17
Foto ilustrim

Pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri gjatë festimeve të Krishtlindjes në një fushë futbolli në qytetin Fotraleza, në verilindje të Brazilit.

Tre persona janë arrestuar, shkruan AP.

Mediat lokale theksojnë se të shtënat kanë ardhur si pasojë e përleshjes mes bandave kriminale.

Sipas autoriteteve, janë identifikuar dy viktima, njëra e moshës 21 dhe tjetra e moshës 26 vjeçare dhe të dy janë të njohur më parë për policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat