Brazil, rritet numri i të vdekurve nga vërshimet

Amerika

Brazil, rritet numri i të vdekurve nga vërshimet

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Reshjet e dendura të shiut dhe vërshimet në rajonin brazilian, Bahia, kanë rritur numrin e viktimave, sipas autoriteteve lokale.

Gati 63.000 persona janë detyruar të shpërngulen shkaku i motit të lig, shkruan France24.

Dy vdekje të reja u regjistruan në qytezën Itabuna: një burrë 21-vjeçar, që u bart nga uji, dhe një grua 33-vjeçare, që vdiq nga rrëshqitja e dheut, thuhet në një raport të qeverisë lokale.

Jemi duke jetuar në fatkeqësinë më të madhe në historinë e Bahia-s”, tha guvernatori i këtij rajoni, Rui Costa, i cili nga e shtuna i ka mbikëqyrur operacionet e shpëtimit në zonat e prekura.

Shtëpitë u vërshuan nga uji dhe rrugët u shndërruan në lumenj në disa komuna në jug të këtij rajoni. Reshjet e dendura shkaktuan shpërthim të ujit në diga dhe dalje të lumenjve nga shtretërit e tyre.

Sipas Mbrojtjes Civile, numri i personave që janë nxjerrë nga shtëpitë e tyre shkaku i vërshimeve gati është dyfishuar nga e diela dhe ka shkuar në 62.796.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat