Shkon mbi 836 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Amerika

Shkon mbi 836 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Më: 9 janar 2022 Në ora: 07:02
Ilustrim

Ka shkuar mbi 836 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas universitetit John Hopkins, me 2 mijë e 614 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave shkoi në 836 mijë e 603.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 59,38 milionë, me 900.683 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 6 milionë raste të konfirmuara dhe 77.026 të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 246 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, mbi 207 milionë dozën e dytë dhe mbi 73 milionë kanë marrë tri doza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat