E rëndë! Gjenden 3 fëmijë të vdekur brenda apartamentit, nëna e tyre e plagosur

Amerika

E rëndë! Gjenden 3 fëmijë të vdekur brenda apartamentit, nëna e tyre e plagosur

Më: 13 janar 2022 Në ora: 21:37
Ilustrim

Një tragjedi ka ndodhur në Kaliforni.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se tre fëmijë janë gjetur të vdekur brenda një apartamenti. Mësohet se së bashku me ta është gjetur e plagosur dhe nëna e tyre

Kanë qenë fqinjët të cilët kanë bërë denoncimin në polici, pasi fëmijët dhe gruan nuk i kishin parë prej ditësh.

Fëmijët ishin të gjithë nën moshën 8 vjeç dhe autoritetet ende nuk kanë komentuar mbi mënyrën e vrasjeve.

Gruaja dukej se kishte plagë të vetë-shkaktuara, thanë autoritetet, dhe është dërguar në spital për trajtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat