Shkon mbi 844 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Amerika

Shkon mbi 844 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Më: 14 janar 2022 Në ora: 06:25
Ilustrim

Ka shkuar mbi 844 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA. Sipas universitetit John Hopkins, me 2 mijë e 240 vdekjet e fundit, numri total i viktimave mbërriti në 844 mijë e 562.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 63,2 milionë, me 890.079 mijë raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 6,5 milionë raste të konfirmuara dhe 77.360 të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 247 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 208 milionë dozën e dytë dhe mbi 77 milionë kanë marrë 3 doza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat