Falsifikoi vdekjen para 14 vjetëve për t’i ikur drejtësisë – amerikani arrestohet falë infektimit me koronavirus

Amerika

Falsifikoi vdekjen para 14 vjetëve për t’i ikur drejtësisë – amerikani arrestohet falë infektimit me koronavirus

Më: 15 janar 2022 Në ora: 11:24
Nicholas Rossi

Amerikani Nicholas Rossi, i cili falsifikoi vdekjen e tij 14 vjet më parë dhe u largua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të shmangur arrestimin për sulm seksual, është arrestuar në një spital në Skoci.

Rossi u shtrua në një spital në Glasgow në mesin e dhjetorit të vitit 2021 për shkak të komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga coronavirusi, raporton theguardian.

Ai u prezantua si Arthur Knight, por u arrestua shpejt dhe policia zbuloi disa ditë më parë se ai ishte një i arratisur që falsifikoi vdekjen në vitin 2008 dhe u largua nga Shtetet e Bashkuara për të mos u gjykuar për sulm seksual në Utah.

Hetimi i mëtejshëm zbuloi se Rossi kishte përdorur një mori emrash të rremë në 14 vitet e fundit, duke u paraqitur si Nicholas Alahverdian, Nicholas Alahverdian Rossi, Nicholas Edward Rossi, Nicholas Alahverdian-Rossi, Nick Alan, Nicholas Brown, Arthur Brown dhe Arthur Knight.

Rossi së shpejti do të deportohet në vendlindjen e tij, ku më pas do të vazhdojë gjyqin për sulm seksual.

Ndryshe, në vitin 2020 u raportua se Nicholas Alahverdian kishte vdekur më 29 shkurt të vitit 2020 nga limfoma jo-Hodgkin. Faqja e internetit EverLoved.com pretendoi se trupi i tij ishte djegur, ndërsa hiri supozohej se ishte shpërndarë në det.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat