Zbulohet e kaluara e amerikanit që i’u transplantua zemra e derrit

Amerika

Zbulohet e kaluara e amerikanit që i’u transplantua zemra e derrit

Më: 16 janar 2022 Në ora: 07:32
David Bennett

Burri që i’u bë për herë të parë transplantimi i zemrës së derrit goditi shtatë herë me thikë një burrë duke e lënë atë të paralizuar, zbuloi familja e viktimës së tij.

Motra e Edward Shumaker tha për programin “Today show” të radios “Radio 4” se David Bennett është dënuar në vitin 1998 për shkak se theri me thikë vëllain e saj. Leslie Shumaker Downey tha se vëllai i saj vdiq në vitin 2007 pas gati dy dekadave komplikimesh shëndetësore që ishin të lidhura me sulmin.

Ajo tha se Bennett ishte një marrës i padrejtë i kirurgjisë pioniere. Ekipi që kreu operacioni tha se rekordet kriminale të dikujt nuk do të jenë kurrë arsye për të refuzuar trajtimin e tyre raporton “BBC”. Sulmi ndodhi në prill të vitit 1988 kur gruaja e Bennett ishte ulur në prehrin e Shumaker që ishte 22 vjeç në atë kohë, tha motra e tij.

Në një tërbim të dukshëm xhelozie, Bennett e goditi disa herë me thikë në shpinë Shumaker. Bennett u shpall fajtor dhe u dënua me 10 vjet burg. Downey tha se askush nuk e kishte kontaktuar që Bennett po merrte zemrën e derrit dhe që kishte dëgjuar për lajmin nga vajza e saj. Bennett po rikuperohet pas procedurës eksperimentale 7 orëshe. Transplanti u konsiderua shpresa e fundit për shpëtimin e jetës së Bennett dhe nuk është akoma e qartë se kush janë shanset e tij afatgjate të mbijetesës.

Downey mendon që ai nuk e meriton zemrën. Shumaker ndejti në karrige me rrota pas sulmit dhe pësojë një sulm në tru në vitin 2005 dhe vdiq dy vite më vonë. Doktorët e Bennett thanë se krimet e mëparshme nuk e skualifikojnë pacientin nga kryerja e procedurave të tilla.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat