Shkaktoi bllokim të udhëtimeve dhe la 130,000 njerëz pa energji elektrike, pamje që tregojnë reshjet e dendura të borës

Amerika

Shkaktoi bllokim të udhëtimeve dhe la 130,000 njerëz pa energji elektrike, pamje që tregojnë reshjet e dendura të borës

Më: 17 janar 2022 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Pamje të ndryshme kanë filluar të qarkullojnë në rrjetet sociale që tregojnë ndikimin e rëndësishëm të stuhisë dimërore Izzy në disa shtete.

Sipas mediave të huaja, stuhia dimërore Izzy ka shkaktuar telashe në SHBA pasi shtetet lindore dhe jugore u goditën nga bora e madhe gjatë fundjavës dhe mëngjesit të së hënës.

Të dielën në mëngjes, Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) lëshoi paralajmërime për borë të dendur dhe erëra të forta.

New York, Ohio, Vermont, Virginia, Kentucky, Maine, Massachusetts, Arkansas, New Jersey, Pennsylvania, Georgia, North Carolina, South Carolina, Tennessee, West Virginia, Maryland, Luiziana, Alabama, Mississippi dhe Distrikti i Columbia lëshuan të gjitha paralajmërime për stuhi dimërore.

“Një stuhi e madhe dimërore do të ndikojë në lindje të SHBA-së të dielën deri të hënën”, paralajmëroi NWS gjithashtu në faqen e saj të internetit të dielën.

Siç vënë në pah mediat, stuhia e madhe dimërore ka penguar edhe udhëtimet dhe ka lënë të paktën 130,000 njerëz pa energji elektrike ndërsa lëvizte në drejtim të veriut. 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat