Sherr në një resort, vriten me armë dy turistë

Amerika

Sherr në një resort, vriten me armë dy turistë

Më: 22 janar 2022 Në ora: 20:58
Riviera Maya

Dy kanadezë vdiqën nga plagët me armë zjarri pas një debat në një vendpushim pranë Kankunit në bregun e Karaibeve të Meksikës. Të dy turistët në resortin e pasur në Riviera Maya të shtetit Quintana Roo kishin precedentë penalë, thanë zyrtarët meksikanë, duke cituar informacione nga policia kanadeze.

Policia meksikane është në kërkim të një personi tjetër që mendohet se ka qëlluar me të shtëna, i cili ishte gjithashtu me precedentë të theksuara kriminalë në Kanada, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Quintana Roo.

Tre persona u plagosën dhe u dërguan në spital. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një burrë me një kostum gri dhe maskë të zezë për fytyrën duke mbajtur një armë përpara një peizazhi të gjelbër.

Qeveria kanadeze tha se ka kontaktuar autoritetet meksikane dhe nuk mund të jepte më shumë detaje për shkak të konsideratave të privatësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat