Fundoset anija e peshkimit në Kanada, vdesin 4 persona, zhduken 15 të tjerë

Amerika

Fundoset anija e peshkimit në Kanada, vdesin 4 persona, zhduken 15 të tjerë

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 17:08
Ilustrim

Të paktën katër persona  kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë zhdukur si pasojë e përmbytjes së një anije peshkimi spanjolle në brigjet lindore të Kanadasë.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat e huaja, brenda anijes ndodheshin 22 persona.

Tre prej tyre u shpëtuan, 4 të tjerë për fat të keq u nxorën të vdekur, ndërsa të tjerët raportohen të zhdukur.

Një tjetër varkë dhe helikopter i Autoritetit Kanadez po patrullojnë zonën 180 milje larg ishullit të Neëfoundland në Kanadanë lindore, me një kërkim për të zhdukurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat