Numri i të vdekurve nga stuhia në Brazil është rritur në 152

Amerika

Numri i të vdekurve nga stuhia në Brazil është rritur në 152

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 22:11
Stuhia në Brazil

Numri i të vdekurve nga shirat e rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në qytetin piktoresk brazilian të Petropolis është rritur në 152, thanë autoritetet të dielën, ndërsa Papa dërgoi ngushëllimet e tij.

Punonjësit e shpëtimit dhe banorët që kërkonin të afërmit e tyre të zhdukur vazhduan të gërmojnë nëpër male me baltë dhe rrënoja në qytetin juglindor, për të cilin presidenti Jair Bolsonaro tha të premten se dukej si "skena lufte", raporton France24.

Policia tha se 165 persona mbeten të zhdukur pas stuhisë të së martës. Nuk ka gjasa që të gjendet më i gjallë nën rrënojat, thonë autoritetet.

Është e paqartë se sa i lartë do të rritet numri i vdekjeve i cili është në rritje të vazhdueshme.

Numri i të zhdukurve ka rënë pasi janë identifikuar më shumë trupa, dhe ndërsa familjet arrijnë të gjejnë të afërm të gjallë dhe shëndoshë për të cilët kishin frikë se humbnin në kaosin pas stuhisë, tha policia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat