Biden: Putin agresori zgjodhi këtë luftë, tani të përballet me pasojat - këto janë të gjitha sanksionet ndaj Rusisë

Amerika

Biden: Putin agresori zgjodhi këtë luftë, tani të përballet me pasojat - këto janë të gjitha sanksionet ndaj Rusisë

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 19:02
Presidenti amerikan Joe Biden

(E plotësuar 20:45) - Biden: Asnjë ushtar amerikan nuk do të dërgohet në Ukrainë

Presidenti amerikan Joe Biden gjatë një konferencë në Shtëpinë e Bardhë ka njoftuar masat që do të vihen ndaj Kremlinit si përgjigje ndaj agresionit ushtarak ndaj Ukrainës.

Këto masa, sipas presidentit, do të kenë pasoja të menjëhershme ndaj ekonomisë ruse, duke penguar zhvillimin e teknologjisë në fusha të ndryshme, nga ajo civile tek ajo hapësinore.

Por do të jetë fusha bankare dhe financiare ajo që sipas tij do të goditet më shumë, me asete të bllokuara që shkojnë deri në 1 trilionë dollarë, por edhe çdo mundësi investimi rus në dollarë.

Presidenti amerikan ritheksoi se ushtarët amerikanë nuk do të ndërhyjnë në territorin ukrainas, por do të merren masa për të siguruar vendet aleate të NATO-s, që artikulli 5 që parashikon ndërhyrje ushtarake në qoftë se një anëtar i Aleancës sulmohet, do të respektohet menjëherë.

Biden paralajmëroi se sulme kibernetike të mundshme do të marrin përgjigje të forta. Presidenti amerikan shtoi në fund se sipas tij, “Putin ka ambicie më të mëdha se Ukraina, ai do të rikthejë Bashkimin Sovjetik. Diçka që shkon në drejtim të kundërt me atë ku po shkon bota”.

 ​Biden: Putini dëshiron ta “rithemelojë ish-Bashkimin Sovjetik”

 

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, është i shkëputur nga pjesa tjetër e botës dhe dëshiron ta ringjallë ish-Bashkimin Sovjetik, shkruan CNN.

“Ai ka ambicie shumë më të mëdha se Ukraina. Në fakt ai dëshiron të rivendosë ish-Bashkimin Sovjetik. Për këtë bëhet fjalë. Dhe mendoj se ambiciet e tij janë krejtësisht në kundërshtim me vendin ku ka ardhur pjesa tjetër e botës”, deklaroi Biden.

Kreu i ShBA-së mbeti i palëkundur se sanksionet do të kenë efekt në agresionin rus, pasi nisi sulmi në Ukrainë.

“Kjo do ta dobësojë vendin e tij. Ai do të duhet të bëjë një zgjedhje shumë, shumë të vështirë nëse do të vazhdojë të lëvizë drejt të qenit një fuqi e dorës së dytë apo, në fakt, të përgjigjet. Nëse ne nuk lëvizim kundër tij tani me këto sanksione të rëndësishme, ai do të inkurajohet”, shtoi Biden.

Biden: Agresioni i Rusisë nuk mund të vazhdojë pa përgjigje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka akuzuar Rusinë për agresion në Ukrainë, duke thënë se do të vazhdojnë edhe me sanksione tjera të cilat do të jenë shkatërruese për Rusinë.

Biden në një konferencë për media tha se nuk do të lejohet asnjë shtet anëtarë i NATO-s që të sulmohet dhe se NATO e ka aktivizuar planin e vet e mbrojtjes.

Sipas tij, do të ketë sanksione financiare edhe pse ndoshta do të ketë edhe sanksione tjera.

Ai është pyetur nëse Putin ka për qëllim të vazhdojë edhe me shtetet tjera, derisa tha se Putin ka lënë përshtypje që të shkoj edhe më larg dhe ambiciet e tij janë krejtësisht të kundërta me çka angazhohet bota.

Putin po përpjekjet ta rikthej Bashkimin Sovjetik.

Sipas tij, sanksionet, sanksionet do ta kenë efekt shkatërrimtar të vet Rusisë e cila duhet ta ndryshoj qasjen.

“SHBA është e gatshme t’i mbroj jetën e shtetasve amerikan. Jemi duke monitoruar çështjen e energjisë dhe do të ketë edhe një pako të re të sanksioneve ndaj Rusisë. Ne qëndrojmë për lirinë, kjo është ajo çka jemi ne. Ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi sulmeve kibernetike dhe SHBA do t’i mbrojnë ukrainasit dhe do të ofertojmë ndihmë për civilët ukrainas”, tha ai.

Biden shtoi se ky është një moment i rrezikshëm për Evropën dhe gjithë botën.

“Kjo ndërhyrje nuk ishte asnjëherë për kthimin e paqes. Veprim i pajustifikueshëm që do ta dobësoj Rusinë dhe do ta fuqizojë botën demokratike. Janë vlerat demokratike që nuk mund të shuhen përballë tiranëve dhe në fund liria do të mbizotërojë”, tha ai.

Këto janë saknsionet që Bideni shpalli kundër Rusisë

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, mbajti një fjalim mbi situatën në Ukrainë, dënoi Rusinë për fillimin e sulmit ushtarak dhe njoftoi sanksione të reja të forta dhe kufizime për atë që mund të eksportohet në Rusi.

“Kjo do të imponojë kosto të rënda në ekonominë ruse, si menjëherë ashtu edhe me kalimin e kohës. Ne i kemi projektuar qëllimisht këto sanksione për të maksimizuar një ndikim afatgjatë mbi Rusinë dhe për të minimizuar ndikimin mbi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë,” tha ai.

Shtetet e Bashkuara nuk po e bëjnë këtë të vetme, shtoi ai, duke deklaruar se 27 anëtarët e BE-së dhe anëtarët e G7-ës do të marrin pjesë në këto sanksione.

Këto janë sanksionet që ai shpalli:

-Kufizimi i aftësisë së Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund dhe jen, për të qenë pjesë e ekonomisë globale.

-Ndalimi i aftësisë për ta financuar dhe rritur ushtrinë ruse.

-Dëmtimin e aftësisë së tyre për të konkurruar në ekonominë e shekullit të 21-të të teknologjisë së lartë.

-SHBA sanksionoi bankat ruse që së bashku mbajnë rreth 1 trilion dollarë aktive.

Presidenti i ShbA-së shtoi gjithashtu se po bllokojnë edhe katër banka të tjera të mëdha. Kjo do të thotë se çdo aset që ata kanë në Amerikë do të ngrihet.

Biden: Putin është agresori, ai e zgjodhi këtë luftë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se lufta e nisur në Ukrainë është një rrezik për Evropën dhe për të gjithë botën.

Ai, në një konferencë për media ka theksuar, se ukrainasit e kanë dëshmuar se nuk dëshirojnë luftë dhe se janë duke vazhduar ta mbrojnë vendin e tyre.

“Putin është agresori. Putini zgjodhi këtë luftë. Dhe tani ai dhe vendi i tij do të mbajnë pasojat”, ka thënë Biden.

Biden ka thënë se me nisjen e luftës u kuptua që Putin pati qëllime për të prishur qetësinë në botë dhe jo për atë që thonte se janë shkelur të drejtat e njerëzve në dy rajonet e Ukrainës lindore.

Biden: Putini është një agresor

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, po deklarohet për situatën në Ukrainë, ku njoftoi për sanksione të reja ndaj Rusisë, për të cilat tha se do të shtohen me kalimin e kohës.

”Kjo do të ndikojë në ekonominë e Rusisë tani dhe më vonë. SHBA nuk po e bën këtë vetëm, kemi ndërtuar një koalicion që prezenton më shumë se gjysmën e ekonomisë në botë”, tha Biden gjatë fjalimit.

“Do ta ndalojmë Rusinë të bëjë ekonomi në Euro, Dollar dhe Paund. Tani i kemi vënë sanksione bankës  që mban më shumë se 1 të tretën e aseteve të Rusisë si dhe katër banka të mëdha. Çdo aset që kanë në SHBA do të ngrihet. Disa sanksione do të vihen më vonë”.

“Do të mbrojmë aleatët e NATO-s. Edhe pse ne ndihmuam Ukrainën, forcat tona nuk do të ndërhyjnë në konfliktin në Ukrainë. Forcat tona nuk po shkojnë në Lindje për konflikt në Ukrainë, por për të mbrojtur aleatët e NATO-s”, tha Biden.

***

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka treguar se çfarë ka diskutuar me homologët e tij në mbledhjen e G7 të thirrur pas sulmit rus mbi shtetin e Ukrainës.

Ai ka thënë se janë paralajmëruar masa të sanksioneve shkatërruese dhe sanksioneve tjera ekonomike.

“Këtë mëngjes, u takova me homologët e mi të G7 për të diskutuar sulmin e pajustifikuar të Presidentit Putin ndaj Ukrainës dhe ne ramë dakord të ecim përpara me paketat shkatërruese të sanksioneve dhe masave të tjera ekonomike për të kërkuar llogari nga Rusia. Ne qëndrojmë me popullin e guximshëm të Ukrainës”, tha ai.

Në një deklaratë të përbashkët pas një takimi virtual të enjten, udhëheqësit e G7 thanë se presidenti rus Vladimir Putin ka “rifilluar luftën në kontinentin evropian”. Nga G7 thanë se ata qëndojnë të bashkuar me NATO’n, BE’ne dhe vendet anëtare dhe se do të vendosin për veprimet e nevojshme për të ruajtur integritetin e rendit ndërkombëtar, raporton CNN.

“Ai e ka vënë veten në anën e gabuar të historisë”, shkruan udhëheqësit.

“Ne dënojmë Presidentin Putin për refuzimin e tij të vazhdueshëm për t’u përfshirë në një proces diplomatik për të adresuar çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë evropiane, pavarësisht ofertave tona të përsëritura”, thuhet në deklaratë.

Image
Presidenti amerikan Joe Biden

“Ne qëndrojmë të bashkuar me partnerët, duke përfshirë NATO-n, BE-në dhe vendet e tyre anëtare, si dhe Ukrainën dhe mbetemi të vendosur për të bërë atë që është e nevojshme për të ruajtur integritetin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat