Sanknsionet që Bideni shpalli kundër Rusisë

Amerika

Sanknsionet që Bideni shpalli kundër Rusisë

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 20:11
Presidenti amerikan Joe Biden

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, mbajti një fjalim mbi situatën në Ukrainë, dënoi Rusinë për fillimin e sulmit ushtarak dhe njoftoi sanksione të reja të forta dhe kufizime për atë që mund të eksportohet në Rusi.

“Kjo do të imponojë kosto të rënda në ekonominë ruse, si menjëherë ashtu edhe me kalimin e kohës. Ne i kemi projektuar qëllimisht këto sanksione për të maksimizuar një ndikim afatgjatë mbi Rusinë dhe për të minimizuar ndikimin mbi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë,” tha ai.

Shtetet e Bashkuara nuk po e bëjnë këtë të vetme, shtoi ai, duke deklaruar se 27 anëtarët e BE-së dhe anëtarët e G7-ës do të marrin pjesë në këto sanksione.

Këto janë sanksionet që ai shpalli:

-Kufizimi i aftësisë së Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund dhe jen, për të qenë pjesë e ekonomisë globale.

-Ndalimi i aftësisë për ta financuar dhe rritur ushtrinë ruse.

-Dëmtimin e aftësisë së tyre për të konkurruar në ekonominë e shekullit të 21-të të teknologjisë së lartë.

-SHBA sanksionoi bankat ruse që së bashku mbajnë rreth 1 trilion dollarë aktive.

Presidenti i ShbA-së shtoi gjithashtu se po bllokojnë edhe katër banka të tjera të mëdha. Kjo do të thotë se çdo aset që ata kanë në Amerikë do të ngrihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat