SHBA/NEW YORK: Qindra protestues kundër luftës u mblodhën në Times Square mbështetje të Ukrainës

Amerika

SHBA/NEW YORK: Qindra protestues kundër luftës u mblodhën në Times Square mbështetje të Ukrainës

Beqir SINA - New York City Nga Beqir SINA - New York City Më 25 shkurt 2022 Në ora: 06:17
Protestuesit në Shba kundër luftës me Ukrainën

NJU JORK (Times Square 24 Shkurt 2022)- Qindra demonstruesit që u mblodhën sot në mbështetje të Ukrainës valëvitën flamuj të mëdhenj dhe të vegjël në ngjyrat blu dhe të verdhë të Ukrainës ndërsa mbanin parulla dhe hidhnin slogane kundër pushtimit të Rusisë, në qendër të Nju Jorkut në sheshin Times Square.

Thirrjet për protestë "Qëndroni me Ukrainën" erdhën nëpërmjet rrjeteve sociale duke mbledhur në Times Square dhe një protestë tjetër në anën lindore të qytetit (Manhattanit) pranë misionit të Federatës Ruse në Kombet e Bashkuara, dhe ishin sinjali se do të vazhdojnë deri sa Rusia të largohet nga Ukraina

Protestuesit që erdhën duke u rritur në numër mbanin gjithashtu një sërë pankartash dhe skica me paralizim të fytyrës së Hitlerit me atë të Putinit që shfaqej në disa pankarta me “duart me gjak

Image
Protestuesit në Shba kundër luftës me Ukrainën

Ne protestën e thirrur nga grupet anti luftë në New York, amerikan dhe kombësi të tjera u bashkuan me komunitetin ukrainas kundër presidentit rus Vladimir Putin, i cili nisi një pushtim masiv të Ukrainës të enjten në mëngjes.

Putin, larg duart nga Ukraina” lexohej njëra dhe “Stop Putin” ishte në tjetrën ndërsa marshuesit brohorisnin, “Stop luftën”.

Njerëzit sa vinin e shtoheshin duke ju bashkëngjitur protestës tjetër përball ndërtesës në misionin rus gjatë një tubimi në thirrjen "Qëndroni me Ukrainën" u mbajt po ashtu sot më 24 shkurt 2022 në qytetin e Nju Jorkut.

Ukrainasit, ukrainas-amerikanët dhe kombësi të tjera u mblodhën për të treguar mbështetje për Ukrainën dhe për të protestuar kundër pushtimit rus.

Image
Protestuesit në Shba kundër luftës me Ukrainën

Demonstruesit pro-ukrainas shpalosin një flamur të madh të Ukrainës në mes të sheshit Times Square të Nju Jorkut, të enjten, 24 shkurt 2022.

Udhëheqësit botërorë dënuan të enjten pushtimin e Ukrainës nga Rusia si "barbar" dhe u nisën për të goditur me sanksione të forta ekonomike të paprecedentë ndaj Moskës dhe atyre që janë afër Presidentit Vladimir Putin.

Rusia nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës të enjten, duke lëshuar sulme ajrore në qytete dhe baza ushtarake dhe duke dërguar trupa dhe tanke nga të tria anët në një sulm që mund të rishkruante urdhrin e sigurisë të pas Luftës së Ftohtë.

Image
Protestuesit në Shba kundër luftës me Ukrainën

Presidenti Vladimir Putin injoroi dënimin global dhe sanksionet e reja në shkallë të gjerë, teksa nisi luftën më të madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe iu referua në mënyrë të frikshme arsenalit bërthamor të vendit të tij. Ai kërcënoi çdo vend që përpiqet të ndërhyjë me "pasojat që nuk i keni parë kurrë".

Zyrtarët ukrainas thanë se forcat e tyre po luftonin me rusët në disa fronte, por kishin pësuar dhjetëra vdekje dhe gjithashtu kishin humbur kontrollin e termocentralit bërthamor të çmontuar të Çernobilit, skenën e fatkeqësisë më të keqe bërthamore në botë.

“Rusia ka hyrë në një rrugë të së keqes, por Ukraina po mbron veten dhe nuk do të heqë dorë nga liria e saj”, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi sanksione të reja kundër Rusisë, duke thënë se Putini "zgjodhi këtë luftë duke zgjedhur më të keqen" dhe se vendi i tij do të mbante pasojat e veprimit të tij.

Vende të tjera përfshirë Gjermaninë, dhe Francën njoftuan gjithashtu sanksione, ose thanë se do t'i bënin së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat