Zjarr i madh në një qendër tregtare në New York

Amerika

Zjarr i madh në një qendër tregtare në New York

Më: 17 mars 2022 Në ora: 19:59
Pamje nga video

Një zjarr i madh ka rënë sot në një qendër tregtare në lagjen Flushing të Nju Jorkut, duke shkaktuar alarm në shërbimin zjarrfikës të qytetit të madh amerikan.

Zjarri shpërtheu në rrethana të paqarta brenda qendrës tregtare rreth orës 06:00 të mëngjesit (me orën lokale) dhe u përhap me shpejtësi.

Një pjesë e çatisë u shemb, sipas raporteve të mediave amerikane.

Richard Blatus, shefi i operacioneve për Departamentin e Zjarrfikësve të Nju Jorkut, tha se nuk u raportuan të lënduar apo të zhdukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat