Rrëshqitjet e dheut në Brazil kanë vrarë të paktën 14 persona

Amerika

Rrëshqitjet e dheut në Brazil kanë vrarë të paktën 14 persona

Më: 3 prill 2022 Në ora: 21:46
Brazil

Shirat e dendur në Brazil kanë shkaktuar rrëshqitje dheu që kanë vrarë të paktën 14 persona në zonën Baikada Fluminense të Rio de Janeiro.

Kjo është bërë e ditur nga autoritetet shtetërore dhe lokale, raporton reuters.

Ekipet e shpëtimit iu përgjigjën 850 thirrjeve në 24 orët e fundit dhe arritën të tërheqin 144 persona të sigurt në rajonin e prekur, thanë autoritetet shtetërore.

“Më shumë se 70 familje kanë mbetur pa shtëpi. Ne po përpiqemi të ofrojmë strehim dhe bujtina me qira për këta njerëz”, tha për reuters, Luciano Vidal, kryebashkiaku i Paraty.

Ai shtoi se rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar rrugët dhe pjesë të izoluara të qytetit dhe shumë lagje në këtë vend turistik janë pa energji elektrike.

Moti i keq ka goditur Rio de Janeiron gjatë javëve të fundit, me rrëshqitje dheu dhe përmbytje në zonën e Petropolis (në kodrat mbi qytet) duke vrarë rreth 240 njerëz në muajin shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat