Krokodili futet në një fushë të golfit në Florida

Amerika

Krokodili futet në një fushë të golfit në Florida

Më: 20 prill 2022 Në ora: 09:38
Pamje nga video

Një grup lojtarësh të golfit në një fushë në Florida ndaluan përkohësisht lojën e tyre kur një krokodil masiv iu doli në rrugë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Lisa Reed tha se ajo dhe grupi i saj ishin duke luajtur në Stoneybrook Golf Club në Estero kur zvarraniku i madh hyri në zonën e lojës.

“Kjo është hera e parë”, dëgjohet duke thënë një anëtar i grupit të Reed. “O zot”.

Krokodili iu afrua një topi në rrugë, por përfundoi duke e injoruar atë dhe duke lëvizur tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat