SHBA shfaq aftësinë e shkatërrimit të luftanijeve armike duke ‘neutralizuar’ çisternën në det

Amerika

SHBA shfaq aftësinë e shkatërrimit të luftanijeve armike duke ‘neutralizuar’ çisternën në det

Më: 3 maj 2022 Në ora: 17:00
SHBA shfaq aftësinë e shkatërrimit të luftanijeve armike duke ‘neutralizuar’ çisternën në det

Laboratori i Forcave Ajrore të SHBA dhe grupi i integruar i testimeve, demonstruan së fundmi aftësi të reja të përshkruara prej tyre si “me kosto të ulët” për të mundur kërcënime detare.

Në një kohë kur Lufta e Tretë Botërore duket se po afrohet shpejt, Amerika ka treguar se mund të shkatërrojë armiqtë, duke fundosur një anije çisternë në det të hapur.

Manovra e 28 prillit tregonte testin e suksesshëm në Gjirin e Meksikës me një raketë sipërfaqeje që e goditi çisternën, që u fundos pasi u nda në dysh nga forca.

Torpedot përdoren kryesisht për të goditur anije armike nga nëndetëset, ndërsa modeli i ri QUICKSINK (Fundosje e shpejtë) mund të arrijë maksimunim e tij me mjete të lëshuara nga ajri, ku përfshihen dhe bombat e preçizionit  900 kg, JDAM.

Gjuajtësit F-15E lëshuan një bombë të modifikuar GBU-31 si pjesë e eksperimenteve të dyta të manovrave QUICKSINK.

QUICKSINK programi i partneritetit me marinën e SHBA për neutralizimin e kërcënimeve sipërfaqësore detare por zyrtarët thanë se kërkojnë neutralizimin e kërcënimeve duke demonstruar fleksibilitet në forcën e tyre.

“Torpedot e rënda janë efektive për sulmet ndaj anijeve të mëdha por janë të shtrenjta dhe përdoren vetëm nga një pjesë e vogël e mjeteve detare”, tha major Andrew Swanson.

“Prandaj me programin QUICKSINK kemi demonstruar një zgjidhje me pak të kushtueshme e më të shkathët që mund të përdoret nga avionët luftarakë”, shtoi ai.

“Një nëndetëse ka aftësinë të lëshojë dhe të shkatërrojë anijen me një torpedo të vetme, kurse me programin QUICKSINK krijohen mundësi goditjeje dhe nga ajri ose për një zonë më të gjerë”, shtoi ai.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat