Zbulohet vendi ku prehet trupi i sekretares amerikane, Madeleine Albright

Amerika

Zbulohet vendi ku prehet trupi i sekretares amerikane, Madeleine Albright

Më: 4 maj 2022 Në ora: 16:45
Vendi ku prehet trupi i sekretares amerikane, Madeleine Albright

Trupi i ish sekretares amerikane, Madeleine Albright, po prehet pranë prindërve të saj, Josep dhe Mandula Kordel, në Memorialin në Malin Lindo, në qytetin Morrison të Colorados.

Ceremonia e përcjelljes së diplomates së rryer që vdiq më 23 mars, u mbajt më 27 prill në Katedralen Kombëtare në Washington, ndërsa lokacioni i varrit u bë i ditur tek këtë javë, disa ditë pasi familja kërkoi privatësi.

Kompleksi i varrezave që gjendet në majë mali ka dy mauzoleume, një kishëz, varret tradiconale tokësore si edhe kopshtin e veçantë të krematoriumit, ku digjen mbetjet e kufomave, sipas ritualeve të caktuara.

Pllaka e varrit të Albright nuk është zbuluar ende në faqen e kompleksit, por aty ka kohë që janë fotografitë e prindërve dhe varrezave të tyre.

Njëkohësisht, është e hapur mundësia që përvec fizikisht, edhe në mënyrë virtuale të dërgohen lule e shkruhen vargje për gruan e parë që u vu në krye të diplomacisë amerikane.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat