Blinken rezulton pozitiv me COVID-19

Amerika

Blinken rezulton pozitiv me COVID-19

Më: 4 maj 2022 Në ora: 22:23
Sekretari Antony Blinken

Sekretari Antony Blinken, ka rezultuar pozitiv me Covid, ka thënë Departamenti i Shtetit Amerikan të mërkurën.

Blinken është plotësisht i vaksinuar dhe përforcuar dhe po përjeton simptoma të buta, tha Departamenti i Shtetit, shkruan nbcnews.

Ai rezultoi negativ të mërkurën në mëngjes përpara se të dilte pozitiv dhe do të izolohet në shtëpi, tha Departamenti i Shtetit.

Blinken nuk e ka parë Bidenin ”personalisht për disa ditë dhe presidenti nuk konsiderohet për një kontakt të ngushtë sipas udhëzimeve nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve”, tha Departamenti i Shtetit.

Biden doli për herë të fundit negativ për Covid të martën, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat