Policia kanadeze vret ariun polar që iu afrua komunitetit në Quebec

Amerika

Policia kanadeze vret ariun polar që iu afrua komunitetit në Quebec

Më: 5 maj 2022 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Policia kanadeze tha se vrau me armë një ari polar që ishte afrua pranë një komuniteti në rajonin Quebec disa qindra kilometra në jug të territorit të tij natyral, teksa zhvendosje të tilla po bëhen më të shpeshta prej ndryshimit të normave të akujve sezonalë.

Policia e Sûreté du Québec, paralajmëroi rezidentët në fundjavë për pikasjen e ariut në afërsi të zonave të banuara, që ishte hera e parë e afrimit të predatorit në komunitet.

Ekspertët thanë më vonë se ai ishte vrarë mëngjesin e të dielës.

Zyrtarët thanë se kishin përdorur dronë dhe helikopterë për lokalizimin e ariut.

“Ne punojmë me kafshë të ndryshme, drerë, bizonë, arinj të zinj, por ishte hera e parë që na duhej të merreshim me një ari polar,” tha Sylvain Marois, i agjencisë së mbrojtjes së botës së egër në Quebec.

Arinjtë polarë tashmë duhet të kalojnë më shumë kohë në tokë dhe kjo mund të kthehet në problem në takimet e tyre me komunitetet njerëzore.

Por përkundër eliminimit, kapja dhe zhvendosja e një ariu polar mund të kushtojë mijëra dollarë, që nuk zotërohen nga të gjitha komunitetet.

“Vrasja e një ariu është gjëja e fundit që i shkon ndërmend një zyrtari të botës së egër, por duhet të ruajmë sigurinë e njerëzve, ashtu si dhe të botës së eger kur mundemi”, tha zyrtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat