Mbi 9 milionë amerikanë humbën të afërmit nga COVID-19

Amerika

Mbi 9 milionë amerikanë humbën të afërmit nga COVID-19

Më: 8 maj 2022 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të arrijë mbi 1 milionë këtë javë.

Numri i personave që kanë humbur bashkëshortët, prindërit, gjyshërit, vëllezërit e motrat dhe fëmijët ka arritur në mbi 9 milionë.

Virusi COVID-19 u bë vrasësi i tretë më i madh i amerikanëve, duke lënë pas personat që kanë vdekur nga sëmundjet e zemrës dhe kancerit, sipas statistikave federale për vitin 2020, Washington  Post.

Por, sipas të gjitha gjasave, numri i vdekjeve nga COVID-19 është dukshëm më i lartë se 1 milion njerëz, thotë Qendra Kombëtare për Statistikat Shëndetësorë, duke vënë në duke se shumë amerikanë, në certifikatat e vdekjes thuhet se kanë vdekur nga sulmet në zemër por ka të ngjarë të kenë pasur edhe virusin korona, por që zyrtarisht nuk janë diagonstifikuar.

Amerikanët kanë vdekur nga COVID-19 në shkallë më të lartë se në çdo vend tjetër të madh të industrializuar, teksa jetëgjatësia e tyre ka rënë dukshëm në dy vitet e fundit duke pësuar kështu shkallën më të madhe të rënies së jetëgjatësisë që nga Lufta e Parë Botërore dhe pandemia e 1918-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat