Zjarret e mëdha kërcënojnë resortet dhe shumë shtëpi në New Mexico

Amerika

Zjarret e mëdha kërcënojnë resortet dhe shumë shtëpi në New Mexico

Më: 13 maj 2022 Në ora: 00:48
Foto ilustrim

Zjarre të mëdha janë përhapur në vendpushimet malore në veri të New Mexico, kur nga flakët është përfshirë një enklavë vilash shumëmilionëshe në Kaliforninë jugore.

Banorët janë duke u evakuuar nga rreth 900 shtëpi në Kaliforninë bregdetare dhe një zjarrfikës u plagos në një zjarr që përfshiu rreth 81 hektarë tokë në Niguel Lagoon të mërkurën, thanë zyrtarët e Orange County.

Ndërkohë në New Mexico, më shumë se 300 shtëpi dhe ndërtesa të tjera janë shkatërruar nga zjarret pyjore që kanë shpërthyer që nga fillimi i muajit të kaluar.

Ndërsa era perëndimore u intensifikua të enjten, zjarrfikësit ngritën sisteme spërkatës për të shpëtuar fermat dhe shtëpitë rreth 24 milje në jug të Angel Fire.

Zjarrfikësit lokalizuan zjarrin për të parandaluar që ai të përfshijë zonën Taos, e njohur për komunitetin indian të listuar në UNESCO.

Zjarri pyjor, i cili mund të bëhet më i madhi në historinë e New Mexico dogji më shumë se 105,141 hektarë, ose rreth dy të tretat e madhësisë së Londrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat