Zjarri në New Mexico djeg gati 300,000 hektarë, konsiderohet si zjarri më i madh në historinë e shtetit

Amerika

Zjarri në New Mexico djeg gati 300,000 hektarë, konsiderohet si zjarri më i madh në historinë e shtetit

Më: 17 maj 2022 Në ora: 15:58
Zajrr në Meksikë

Zjarri në Hermits Peak dhe Calf Canyon ka shkatërruar dhe djegur qindra shtëpi dhe rreth 300,000 hektar tokë gjatë javëve të fundit, duke e bërë këtë zjarr më shkatërrimtarin në historinë e këtij shteti.

Terreni malor i pjerrët, temperaturat e larta dhe lagështia e ulët po e bëjnë edhe më të vështirë përpjekjen e mbi 2,000 zjarrfikësve, të cilët po mundohen që ta shuajnë zjarrin, shkruajnë mediat e huaja.

Zjarri në Hermits Peak filloi në ditën e 6 prillit, kur një zjarr i vogël në Pyllin Kombëtar të Santa Fe doli nga kontrolli i zjarrfikësve për shkak të disa erërave të pa pritura.

Zjarri në Calf Canyon filloi rreth 2 javë më vonë, ku pastaj me 22 prill vetëm se u afrua dhe bashkua me zjarrin në Hermits Peak.

Erërat e fuqishme po u pamundësojnë aeroplanëve zjarrfikës të fluturojnë mbi zjarr dhe ta fikin atë, ndërsa terreni i pjerrët po e ngadalëson avancimin e zjarrfikësve në tokë. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat