Tornado godet Michiganin: Së paku një i vdekur dhe 44 të lënduar

Amerika

Tornado godet Michiganin: Së paku një i vdekur dhe 44 të lënduar

Më: 21 maj 2022 Në ora: 10:31
Tornado në Michigan

Një tornado e fuqishme ka goditur pjesën veriore të Michiganit, duke shkaktuar një viktimë dhe ka lënduar të paktën 44 persona.

Stuhia goditi Gaylord, një qytet me rreth 4200 banorë, rreth 370 kilometra në veriperëndim të Detroitit, raporton abcnews.

Guvernatorja e Michiganit, Gretchen Whitmer shpalli gjendje emergjence të premten mbrëma.

“Qytetarët tanë janë të fortë. Ne jemi elastik. Ne do të bëjmë atë që duhet për rindërtim. Nuk ka asnjë sfidë që nuk mund ta kalojmë së bashku”, shkroi ajo në Twitter.

Policia e Shtetit konfirmoi se tornado ka goditur më shumë qarkun e Otsegos.

“Pemët dhe linjat e energjisë kanë bllokuar disa rrugë. Shumë shtëpi dhe biznese janë dëmtuar”, njoftoi agjencia në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat