Kanada: Gati një milion shtëpi mbesin pa rrymë për shkak të stuhive

Amerika

Kanada: Gati një milion shtëpi mbesin pa rrymë për shkak të stuhive

Më: 23 maj 2022 Në ora: 08:45
Një grua duke shikuar dëmet e shkaktuara nga stuhia. Fotografi nga arkivi.

Gati 900,000 shtëpi në jug të Kanadasë kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e stuhive të ashpra që kanë goditur rajonet Ontario dhe Kuebek përgjatë fundjavës.

Shtatë njerëz janë vrarë nga rënia e drunjve dhe një grua ka vdekur pas përmbysjes së anijes në Lumin Otava.

Sipas autoriteteve për motin në Kanada, shpejtësia e erërave ka shkuar në 132 kilometra në orë.

Kompanitë e energjisë elektrike kanë thënë se do të duhen disa ditë për të riparuar lidhjet.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka thënë të shtunën në Twitter se Qeveria federale është duke u përgatitur për t’iu ndihmuar banorëve të prekur.

Në disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale shihen zjarrfikës dhe punëtorë tjerë që tentojnë të largojnë dhjetëra kabllo të rrymës, të cilat janë shtrirë mbi rrugë dhe makina.

Stuhia e fuqishme ka shkulur drunjtë, ka penguar trafikun si dhe ka dëmtuar shtëpitë.

Ekspertët kanë thënë se stuhia është shkaktuar nga një fenomen i rrallë i quajtur “dereço”.

Ky fenomen shkaktohet kur disa stuhi lëvizëse bëhen bashkë dhe zakonisht kjo gjë ndodh në muajt e verës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat