Një ‘granatë e rreme’ lihet jashtë konsullatës ruse në Sao Paulo

Amerika

Një ‘granatë e rreme’ lihet jashtë konsullatës ruse në Sao Paulo

Më: 23 maj 2022 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Një “granatë e rreme” u la jashtë konsullatës ruse në qytetin më të populluar të Brazilit, San Paulo, raportoi uebfaqja braziliane e lajmeve Globo.

Oficerët e policisë nga Grupi i Veprimeve Speciale Taktike, të cilët u thirrën në vendngjarje, gjatë natës konfirmuan se ishte një pajisje false, tha uebfaqja e lajmeve.

Nuk dihet se kush mund të jetë përgjegjës për pajisjen.

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro, ka justifikuar vendimin e tij për të mbajtur një “qëndrim neutral” ndaj konfliktit Rusi-Ukrainë duke iu referuar lidhjeve të forta tregtare të Rusisë me Brazilin. Ai është akuzuar nga mediat braziliane për “lavdërime” dhe deklarata “dashamirëse” për liderin rus Vladimir Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat