Shkon në 21 numri i të vrarëve - një mësues mbeti i vrarë nga të shtënat në një shkollë në Teksas – detajet e fundit

Amerika

Shkon në 21 numri i të vrarëve - një mësues mbeti i vrarë nga të shtënat në një shkollë në Teksas – detajet e fundit

Më: 25 maj 2022 Në ora: 06:35 Përditësuar në ora: 07:16 më 25.05.2022
Foto nga vendi i ngjarjes

Autoritetet u kërkojnë familjeve mostra të ADN-së

Anëtarëve të familjes u kërkohet të japin mostra të ADN-së për autoritetet ndërsa ata punojnë për të identifikuar të gjitha viktimat e të shtënave, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

 Duke folur për Sky News, reporterja e Austin Stateman, Niki Griswold tha se asaj i kishin thënë se nevoja për mostra dhe jo fotografi ishte "potencialisht një realitet për shumë familje"./M.H.

Shkon në 21 numri i të vrarëve nga të shtënat në një shkollë fillore në Teksas

Ka shkuar në 21 numri i të vdekurve nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë fillore në Teksas, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 19 nga të vrarët janë nxënës si dhe dy të rritur.

Sipas guvernatorit të Teksasit, Greg Abbott, autori i armatosur ishte një 18-vjeçar që jetonte në zonë.

Të shtënat ndodhën në qytetin Uvalde, rreth 133 km nga San Antonio, qyteti i shtatë më i madh i Amerikës.

Autori u qëllua për vdekje, ndërkaq dy oficerë u goditën gjithashtu gjatë shkëmbimit të armëve, por nuk u plagosën rëndë, shkruan CNN.

Sulmuesi vrau gjyshen e tij para se të shkonte në shkollën fillore

I dyshuari, një 18-vjeçar i quajtur Salvador Ramos, dyshohet se ka qëlluar gjyshen e tij përpara se të shkonte në shkollën fillore për të kryer sulmin, ka thënë guvernatori i Teksasit.

Nuk dihet ende se si mund të ketë qenë e lidhur ajo vrasje me të shtënat në shkollën fillore Robb.

Shefi i policisë për Distriktin e Pavarur të Shkollës së Konsoliduar Uvalde, Pete Arrendondo, konfirmoi se i dyshuari ka vepruar i vetëm.

Në këtë pikë, hetimet po na tregojnë se i dyshuari ka vepruar i vetëm gjatë këtij krimi të rëndë”, tha ai.

Ky është personi që vrau disa fëmijë në një shkollë në Teksas

Kjo është fotografia e parë e 18 vjeçarit të armatosur që hapi zjarr në një shkollë fillore në Teksas.

Salvador Ramos është identifikuar nga autoritetet dhe besohet se është vrarë nga oficerët.

Të paktën 19 fëmijë dhe dy të rritur u vranë në sulmin në shkollën fillore Robb të martën.

Të paktën 14 fëmijë dhe një mësues vdiqën pas të shtënave në një shkollë në Teksas

Katërmbëdhjetë nxënës dhe një mësues humbën jetën pas të shtënave në një shkollë fillore në Teksas.

Sipas guvernatorit të Teksasit, Greg Abbott, autori i armatosur ishte një 18-vjeçar që jetonte në zonë.

Të shtënat ndodhën në qytetin Uvalde, rreth 133 km nga San Antonio, qyteti i shtatë më i madh i Amerikës.

Abbott tha se sulmuesi përdori një pistoletë dhe ndoshta një pushkë gjatë të shtënave, edhe pse kjo ende nuk është konfirmuar.

Autori u qëllua për vdekje, ndërkaq dy oficerë u goditën gjithashtu gjatë shkëmbimit të armëve, por nuk u plagosën rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat