“Do të vdesësh”, atentatori i Teksasit qëlloi pa mëshirë 10-vjeçaren pasi ajo tentoi të telefononte policinë

Amerika

“Do të vdesësh”, atentatori i Teksasit qëlloi pa mëshirë 10-vjeçaren pasi ajo tentoi të telefononte policinë

Më: 25 maj 2022 Në ora: 17:35
Ameri 10 vjeçare

Kasapi i Teksasit, Salvador Ramos është treguar i pamëshirshëm kur pa një vajzë dhjetëvjeçare që e shikonte me frikë, e cila kishte nxjerrë telefonin për të telefonuar policinë.

Sipas DailyMail, Ameri Joe Garzias, një nxënëse, është një nga 19 fëmijët që u vranë gjakftohtësisht nga 18-vjeçari Ramos kur ai sulmoi shkollën fillore Rob në Ovalde, Teksas.

Vajza e vogël tentoi të përdorte celularin teksa telefononte “911” , kur pa të armatosurin të hynte në klasën e shkollës dhe të thoshte: “Do të vdesësh”.

“Ai e pa Amerin me telefon në dorë dhe e qëlloi atë. Ai e vrau atë”,- tha gjyshja e saj, Berlinetta Irene Areola.

E tronditur, gjyshja e vajzës përshkruan atë që di për momentet e fundit të jetës së saj ku ju tha se Ramos hyri në klasën e Amerit dhe ju tha nxënësve se do të vdisnin.

“Reagimi i parë i Amerit ishte thirrja e policisë, ndërsa pranë saj, në tavolinë, ishte ulur shoqja e saj më e mirë, e cila u gjet e mbuluar në gjak”,- tha Areola për mbesën e saj heroinë.

Vdekja e nxënëses dhjetëvjeçare ka qenë e menjëhershme, ndërkohë që gjyshja e saj ende nuk mund ta besojë se përse kasapi i Teksasit reagoi kur e pa vajzën duke përdorur celularin.

“Pse në vend që t’i merrte celularin apo ta thyente, ai hapi zjarr dhe e vrau me gjakftohtësinë më të madhe” pyet ajo me ngashërim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat