Të shtënat në Texas: Policët thyen xhamat për të shpëtuar fëmijët

Amerika

Të shtënat në Texas: Policët thyen xhamat për të shpëtuar fëmijët

Më: 25 maj 2022 Në ora: 17:37
Sulmi në Teksas

Më shumë detaje janë shfaqur rreth asaj se si është zhvilluar sulmi i djeshëm në Texas.

Sulmuesi fillimisht qëlloi gjyshen e tij, përplasi një automjet pranë shkollës dhe më pas u barrikadua në klasë ndërsa qëlloi drejt studentëve dhe mësuesve, tha një zëdhënës i Departamentit për Sigurinë Publike të Teksasit.

Tutje tha që oficerët e policisë i thyen xhamat në përpjekje për të evakuuar nxënësit që kishin mbetur të ngujuar në shkollë.

“Oficerët e shkollës dhe forcat shtetërore ishin të parët në vendngjarje. Ata dëgjuan të shtëna armësh nga klasa dhe u përpoqën të hynin, por ata u ndeshën me të shtëna nga sulmuesi. Disa prej tyre u qëlluan,” tha për NBC nënkoloneli Chris Olivarez.

“Ata filluan të thyejnë xhamat, duke u përpjekur të evakuojnë fëmijët dhe mësuesit”, tha tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat