Masakra në Teksas, autoritetet amerikane: Policia ndërhyri vonë

Amerika

Masakra në Teksas, autoritetet amerikane: Policia ndërhyri vonë

Më: 27 maj 2022 Në ora: 22:33
Pamje nga masakra në Teksas

Autoritete amerikane kanë pranuar gabimin. Policia mori vendimin e gabuar të martën, duke mos hyrë me shpejtësi në shkollën e qytetit të vogël të Uvalde, në Teksasit, ku një 18-vjeçar kreu një masakër, tha Steven Mac Clau, Drejtori i Ministrisë së Sigurisë Publike të Teksasit.

“Siç doli, tani, natyrisht, nuk ishte vendimi i duhur. Ishte vendim i gabuar ”, tha ai i pyetur për kohën që iu desh ndërhyrjes së forcave të rendit, gjë që u kritikua ashpër.

Nëntëmbëdhjetë agjentë ishin në vendngjarje duke pritur për një njësi të ndërhyrjes së policisë kufitare, pothuajse një orë pasi autori i armatosur, Salvador Ramos, hyri në shkollë. “Vendimi i policisë ishte i gabuar”, ka deklaruar ai në një konferencë për media.

Politikani republikan i Teksasit, Tony Gonzalez, tha se Salvador Ramos, personi i armatosur në sulmin në Ovalde, u arrestua katër vjet më parë si i mitur pasi u tha njerëzve se “kishte planifikuar të qëllonte në një shkollë sapo të mbushte 18 vjeç”.

Gonzalez i bëri këto akuza për FOX News të premten në mëngjes. “Nuk është thashethem. E mora vesh vonë mbrëmë: “Vrasësi u arrestua katër vite më parë, sepse e kishte këtë plan. Kur të mbarojë në 2022, do të qëllojë në shkollë”.

“Ndodhi diçka ndërkohë që e lejoi atë të vazhdojë me planin e tij, ne duhet të gjejmë të gjitha provat”, tha ai. “Duhet të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Duhet të sigurohemi që të mos ndodhë më”.

“Kam përshtypjen se ai dhe një person tjetër po flisnin, po planifikonin gjërat. Policia e mori në pyetje dhe e arrestoi. Ka shkuar në një Reformator për të Mitur, me sa di unë ka shkuar në një burg”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat