Dhjetë të plagosur dhe tre policë të lënduar pas të shtënave me armë në Charleston të SHBA-së

Amerika

Dhjetë të plagosur dhe tre policë të lënduar pas të shtënave me armë në Charleston të SHBA-së

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 16:36
Të shtënat në Charleston

Dhjetë persona u qëlluan me armë dhe tre policë të tjerë u lënduan pas të shtënave në një festë për Ditën e Përkujtimeve në qendër të qytetit Charleston në Karolinën e Jugut, të hënën në mbrëmje, thanë disa zyrtarë.

Të shtënat e para filluan pasi që një oficer nga policia e Charleston iu përgjigj një thirrjeje për prishje të rendit në një festë të madhe në një hapësirë të madhe në South Street rreth orës 23:40.

Nga policia thanë se në momentin e arritjes së tyre, dikush nga turma qëlloi dy herë në drejtim të makinës së policisë, një nga plumbat goditi xhamin dhe oficeri i policisë u lëndua nga copëzat e xhamit që goditën trupin e tij.

“Më lejoni t’ju them diçka. Sot jemi me fat që nuk kemi ndonjë polic ose qytetar të vdekur nga ato të shtëna”, tha shefi i policisë së Charleston Luther T. Reynolds, gjatë një konference për media pasditen e së martës.

Një nga të plagosurit është një 17 vjeçar, ndërsa të tjerët janë të moshës madhore. Ndërsa katër prej të plagosurve janë në gjendje më kritike tha Reynolds.

Dy policë të tjerë nga departamenti i sherifit nga kantoni i Charleston u lënduan në tentimin e kontrollimit të turmës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat