Vërshimet në Florida, koleksioni i veturave të shtrenjta “notojnë” nga balta e uji

Amerika

Vërshimet në Florida, koleksioni i veturave të shtrenjta “notojnë” nga balta e uji

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 20:15
Ilustrim

Sezoni i uraganeve ka filluar në Florida, e pjesën jugore të shtetit amerikan e kanë goditur shirat e rrëmbyeshëm.

Në fillim të javës së javës ishte raportuar për një Corvette C8 duke kaluar si nëndetëse nëpër rrugët e mbuluara me ujë në Miami, e këtë javë është vështirë të mos shihet videoja ku një garazh me vetura të shtrenjta “notojnë” në ujë.

Videoja është postuar në  Instagram nga Florida-Corvette-Oëners, ku mbi 10 vetura me çmim gjashtëshifror janë mbuluar nga uji në një garazh.

Dy Rolls-Royce Culinan (një potencialisht Mansory), C7 Corvette, Ferrari 488, Ferrari SF90, Ferrari Roma, Pleemouth Prowler, Mercedes SLR dhe Mercedes AMG GT Black Serise mund të shihen në video – të gjithë të mbuluar në baltë pas vërshimeve.

Edhe pse stuhia e fundit nuk arriti kufirin e parashikuar për t’u klasifikuar si stuhi tropikale, shkaktoi dëme në Miami. Akoma nuk dihet shuma e saktë e dëmit të koleksionit të veturave që kapin vlerën e miliona dollarëve.

Megjithatë shumë komentues thonë se pronari nuk duhet të brengoset për këtë nëse veturat janë të siguruara, pasi të gjitha dëmet (nëse riparohen) do t’i mbulojë kompania e sigurimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat