Kaos në rrugët e SHBA-ve, protestuesit që mbështesin abortin djegin flamurin amerikan

Amerika

Kaos në rrugët e SHBA-ve, protestuesit që mbështesin abortin djegin flamurin amerikan

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Protestuesit pro abortit në Uashington, D.C. dogjën flamurin amerikan të premten mbrëma pas vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA-së për të shfuqizuar të drejtën ligjore 50-vjeçare të grave për abort.

Protestuesit dogjën flamurin amerikan pranë kryqëzimit të D St. NW dhe 7th St SW në Uashington, D.C, raporton foxnews.

Protesta ka pasur edhe në qytetin e New Yorkut, ku raportohet se deri më tani janë arrestuar njëzet demonstrues.

Protestuesit mund të dëgjoheshin duke brohoritur ndërsa flamuri amerikan u dogj në Washington, D.C.

Raportohet se në të gjitha shtetet amerikane pritet të mbahen protesta duke kundërshtuar vendimin e gjykatës.

Ndryshe, Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara hoqi të drejtën ligjore për abort, gjegjësisht vendosi se nuk ekziston e drejta kushtetuese për abort dhe se çdo shtet mund të vendosë individualisht për legalizimin ose penalizim.

Kjo anuloi vendimin historik të vitit 1973, i cili pengoi disa shtete amerikane të ndalonin abortin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat