Shokuese: Nëna dyshohet se ka vrarë me thikë tre fëmijët e saj

Amerika

Shokuese: Nëna dyshohet se ka vrarë me thikë tre fëmijët e saj

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 09:16
Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Një grua dyshohet se ka vrarë me thikë tre fëmijët e saj.

Ngjarja tragjike raportohet se ka ndodhur në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave amerikane raportohet se rasti ka ndodhur kur në banesë kishte rënë një zjarr.

Zjarrfikësit gjatë intervenimit brenda banesës gjetën shtatë fëmijë brenda, dy prej të cilëve të vdekur.

Ndërkaq i treti vdiq në spital.

Viktimat ishin të moshës 9 muajshe, tre vjeç dhe pesë vjeç.

40 vjeçarja është arrestuar nga policia dhe po mbahet në paraburgim, me akuzën për vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat