Vdekjet e emigrantëve nga Teksasi: Meksika fajëson varfërinë dhe krizën kufitare të ShBA-së

Amerika

Vdekjet e emigrantëve nga Teksasi: Meksika fajëson varfërinë dhe krizën kufitare të ShBA-së

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, ka thënë se varfëria dhe dëshpërimi kanë quar në vdekjen e të paktën 50 emigrantëve të braktisur në një kamion të Teksasit.

Po ashtu, ai për vdekjen e fajësoi trafikimin dhe mungesën e kontrollit në kufi me ShBA-në.

Nga personat e gjallë u gjetën, përfshirë katër fëmijë, u dërguan në spital. Të mbijetuarit ishin të lodhur dhe me temperaturë.

San Antonio, i cili është 250 kilometra nga kufiri ShBA-Meksikë, është një rrugë kryesore tranziti për kontrabandistët e njerëzve.

Trafikantët e qenieve njerëzore shpesh përdorin kamionë për të transportuar emigrantë pa dokumente, që i takojnë në zona të largëta pasi të kenë arritur të kalojnë në Shtetet e Bashkuara.

“Ata kishin familje…dhe po përpiqeshin të gjenin një jetë më të mirë”, tha kryebashkiaku i San Antonio, Ron Nirenberg. “Nuk është asgjë më pak se një tragjedi e tmerrshme njerëzore”, shkruan BBC

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat