Temperatura në shina arrin në 60 gradë Celsius, treni del jashtë binarëve në San Francisco

Amerika

Temperatura në shina arrin në 60 gradë Celsius, treni del jashtë binarëve në San Francisco

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 23:25
Foto ilustrim

Një tren ka dalë nga shinat në San Francisco, SHBA, si pasojë e një vale të paprecedentë të të nxehtit në zonë.

Dalja nga shinat shkaktoi një aksident të rrezikshëm, ku të 50 pasagjerët duhej të evakuoheshin dhe disa persona raportuan për lëndime të lehta.

Temperaturat në shina arritën 60 gradë Celsius (140 Fahrenheit) pranë qytetit të Concord në Zonën e Gjirit, raporton euronews.

Zyrtarët thonë se treni BART (Bay Area Rapid Transit) doli nga shinat rreth orës 17:30 dhe zjarrfikësit u thirrën për të shpëtuar pasagjerët. Një person që raportoi dhimbje shpine u dërgua në një spital, sipas LA Times.

“Vlerësimi ynë fillestar është se nxehtësia luajti rolin kryesor në daljen e pjesshme nga shinat duke shkaktuar një kthesë në hekurudhë”, njoftoi BART.

Kjo e fundit është një nga format më të njohura të transportit publik në Zonën e Gjirit të San Franciscos.

Vala e të nxehtit bëri që temperaturat të rriteshin rreth 35 gradë më të larta se temperatura e zakonshme e funksionimit të hekurudhës, që do të thoshte se binarët u bënë “të gabuara”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat