Publikohen pamjet e reja nga shtënat në Illinois, ku u vranë gjashtë persona dhe dhjetëra tjerë u plagosën

Amerika

Publikohen pamjet e reja nga shtënat në Illinois, ku u vranë gjashtë persona dhe dhjetëra tjerë u plagosën

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 14:08
Publikohen pamjet e reja nga shtënat në Illinois

Prindërit e tmerruar janë parë duke kapur fëmijët e tyre që i kishin në karroca, për t’i shpëtuar plumbave që fluturonin në të gjitha anët gjatë paradës së organizuar me rastin e 4 korrikut në Illinois, ku humbën jetën gjashtë persona dhe dhjetëra tjerë u plagosën.

Videoja amatore që e ka siguruar Daily Mail shfaq skenën kaotike në Highland Park, Illinois, ku vetëm 15 minuta pas fillimit të paradës dëgjohen të shtënat.

Pamjet janë realizuar më telefon të mençur nga një ndërtesë, kurse nga e njëjta lartësi dyshohet se autori i sulmit kishte shtënë me pushkë automatike mbi civilët.

Karrige, karroca dhe batanije të shumta kanë mbetur në vendin ku po mbahej parada, pasi qytetarët me shpejtësi u larguan nga frika se do ta kenë fatin e njëjtë si gjashtë tjerët që humbën jetën.

Sulmuesi është identifikuar si Robert E. Crimo, 22-vjeç që njëherit merret me muzikë dhe ka emrin artistik Awake.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia arrestoi autorin e sulmit, i cili doli nga vetura duke mbajtur duart lart. 

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat