Nis në SHBA gjyqi i shpifjes ndaj Alex Jones, gazetarit që mohon masakrën e shkollës Sandy Hook

Amerika

Nis në SHBA gjyqi i shpifjes ndaj Alex Jones, gazetarit që mohon masakrën e shkollës Sandy Hook

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 17:51
Alex Jones

Prezantuesi radiofonik Alex Jones ka thënë se masakra e shkollës në vitin 2012 ku u vranë 20 fëmijë dhe gjashtë anëtarë të stafit, është fabrikuar për të influencuar publikun ndaj kufizimit të armëve personale në SHBA.

Gjyqi i konspiracionistit amerikan Alex Jones, nisi dje për të vendosur sesa duhet të paguajë ai  ndaj familjes së një fëmije të vrarë në masakrën e vitit 2012 në shkollën Sandy Hook në Connecticut, për të cilën ka thënë se është e rreme.

Mark Bankston, avokati i prindërve të viktimës gjashtë-vjeçare Jesse Lewis, tha se gënjeshtra për Sandy Hook u kthye në një “sensacion viral” për Jones, i cili e përhapi atë te miliona njerëz.

“Zoti Jones përhapte vazhdimisht idenë se Sandy Hook është e rreme. Ai ishte pacienti zero për mashtrimin mbi Sandy Hook,” tha Bankston.

Jones, themelues i rrjetit radio ‘Infowars’ ka thënë se korporatat e mëdha të mediave dhe aktivistët e kufizimit të armëve, kanë bashkëpunuar për fabrikimin e tragjedisë ku u vranë 20 fëmijë shkolle dhe gjashtë anëtarë të stafit të shkollës fillore Newtown, Connecticut, më 14 dhjetor 2012.

Gjyqi në Texas dy muaj pas një tjeter tragjedie ku sulmuesi vrau 19 fëmijë dhe dy mësues në shkollën fillore Robb Elementary në Uvalde, Texas, që raportohet si sulmi më i rëndë pas Sandy Hook.

Jones ka pranuar tashmë se sulmi ka ndodhur, por insiston se nuk është përgjegjës për vuajtjen e prindërve të Sandy Hook të cilët kanë marrë kërcënime e ngacmime nga mbështetësit e tij.

Gjyqi po zhvillohet në Texas, ku bazohet agjencia e tij Infowars, dhe është ngritur nga një prej familjeve të viktimave të ngacmuar nga ndjekësit e Jones.

Ankimuesit Neil Heslin e Scarlett Lewis, prindër të Jesse kërkojnë dëmshpërblim prej $100 milionë.

Jones është dënuar dhe më parë për deklaratat e tij duke u përjashtuar nga rrjetet sociale si Facebook, YouTube, Spotify e Twitter për shkelje të politikave të nxitjes së urrejtjes.

Por Jones pretendon se ka paguar humbjet e tij që arrijnë në miliona dollarë, edhe pse familjarët e viktimave thonë se nuk janë të bindur.

Vrasësi i Sandy Hook, Adam Lanza, 20 vjeç, përdori një pushkë Remington Bushmaster për të kryer masakrën, e cila përfundoi kur ai vrau veten me afrimin e sirenave të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat