Meksika pritet të investojë 1.5 miliardë dollarë për të rritur qasjen në internet

Amerika

Meksika pritet të investojë 1.5 miliardë dollarë për të rritur qasjen në internet

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Meksika po e shqyrton mundësinë që të investojë rreth 30 miliardë pesos (1.5 miliardë dollarë) për të për të rritur qasjen në internet në gjithë vendin, veçanërisht në zonat e izoluara rurale, tha të mërkurën presidenti meksikane, Andres Manuel Lopez Obrador.

“Nuk mund të flasësh as në telefon, e lëre më (të përdorësh) internetin (jashtë qyteteve)”, tha ai në një konferencë shtypi. Presidenti tha se miliona meksikanë ende nuk kanë qasje rrjetin telefonik ose internet dhe se nevojiten investime të reja.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare nga IFT, rregullatori i telekomunikacionit në vend, rreth 66% e familjeve në Meksikë kanë qasje në internet. Këtë javë IFT tha se një në pesë njerëz, të cilët kryesisht jetojnë në zona të largëta, ende nuk kanë qasje në asnjë pajisje teknologjike.

Në vitin 2016, qeveria kontraktoi kompaninë e telekomunikacionit Altan Redes që të zhvillonte një rrjet kombëtar të telefonisë mobile, që premtonte mbulim 92.2% deri në janar 2024, një afat që më vonë u zgjat deri në 2028.

Megjithatë, kompania paraqiti kërkesën për falimentim vitin e kaluar, duke bërë që shteti ta shpëtonte atë dhe të bëhej aksionari kryesor.

Muajin e kaluar, presidenti meksikan tha se marrja e të ashtuquajturit "rrjeti i përbashkët" do të ndihmonte në sigurimin e qasjes në internet në të gjitha qytetet dhe do të ofronte Wi-Fi falas në hapësirat publike.

Ai premtoi se qeveria do tu ndihmojë njerëzve të kenë qasje në internet.

"Ne duam që të gjithë të kenë qasje në internet, veçanërisht ata që jetojnë në zonat rurale dhe studentët”, tha ai./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat