Përplaset me veturë barrikadat e Kongresit amerikan – hap zjarr në ajër dhe më pas kryen vetëvrasje

Amerika

Përplaset me veturë barrikadat e Kongresit amerikan – hap zjarr në ajër dhe më pas kryen vetëvrasje

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Një burrë përplasi një automjet në një barrikadë pranë Kongersit amerikan dhe hapi zjarr në rrugë përpara se të kryente vetëvrasje, ndërsa vetura shpërtheu në flakë.

Askush tjetër nuk u plagos në incidentin e orës 4 të mëngjesit, i cili filloi kur burri i paidentifikuar përplasi veturën në një barrikadë në East Capitol Street dhe Second Street në Uashington DC, sipas policisë amerikane.

Vetura “u përfshi nga flakët”, kur shoferi doli dhe më pas ai “qëlloi disa të shtëna në ajër”, tha policia, raporton nypost.

Pasi oficerët e policisë së Kapitolit iu afruan burrit, ai qëlloi veten për vdekje.

“Në këtë kohë, nuk duket se njeriu kishte në shënjestër ndonjë anëtar të Kongresit, të cilët janë në pushim, dhe nuk duket se oficerët qëlluan me armët e tyre”, thuhet në njoftim.

Departamenti i Policisë Metropolitane të DC po kryen një hetim për këtë çështje, thuhet në deklaratën e Policisë së Kapitolit. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat